Arbëri

Të rinjtë e AAK-së kërkojnë të plotësohen kërkesat e SBASHK-ut

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK) ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në mbështetje të sindikalistëve.

Greva e përgjithshme e thirrur nga BSPK-ja ka nisur më 25 gusht. Mësimi, me përjashtim në pak shkolla, nuk ka nisur për shkak të grevës. Një ndër kërkesat e SBASHK-ut është të ndahen nga 100 euro për sektorin e arsimit deri në miratim të Ligjit të Pagave.