Arbëri

Oda Amerikane thërret për dialog dhe kompromis për t’i dhënë fund grevës

 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur të premten përmes një deklarate shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e grevës së mësimdhënësve të sektorit publik në javën e katërt të fillimit të vitit shkollor, si dhe mungesën e vullnetit për gjetje të kompromisit që do t’i jepte fund grevës.

Kjo Odë vlerëson se mosmbajtja e mësimit në sektorin publik çon në pasoja shumëdimesionale në shoqërinë kosovare, përfshirë edhe performancën akademike të nxënësve.