Arbëri

Danimarka pezullon marrëveshjen me Kosovën për burgjet

Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën që të dërgojë në Kosovë të burgosurit që janë dënuar me deportim, ka njoftuar Shoqata e Burgjeve të Danimarkës, raporton “Ekstrabladet”.

Sipas marrëveshjes, Danimarka do të merrte me qira për 10 vjet 300 qeli në Gjilan.

Marrëveshja ishte përcjellë me kritika nga shoqatat e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, kishte nënshkruar traktat që Danimarka të marrë me qira 300 qeli në Kosovë.

Këto plane janë vënë në pritje.

Sipas një komunikate të Shoqatës së Burgjeve të Danimarkës, thuhet se ka mungesë për të financuar këtë projekt.

Burim i financimit raportohet se ishte nga një TVSh e re për artin e kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Mirëpo, kjo nuk ka marrë shumicën në Kuvend.

Problemet financiare bëjnë që të mungojnë financa për Shërbimin Korrektues. Po ashtu rrjedhimisht edhe për të realizuar planin për të dërguar të burgosurit në Kosovë.

Danimarka ishte paraparë t’i paguante Kosovës 200 milionë euro për dhjetë vjet.