Njësia 3 e termocentralit “Kosova A” është planifikuar për ndalje të funksionimit për 4-5 ditë, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës të premten, që është zotuar se nuk do të ketë reduktime të rrymës.
KEK-u ka thënë se aktualisht kjo njësi është në punë, por që planifikohet të ndalet. Kjo korporatë është shprehur se i ka ndërmarrë masat e nevojshme për mbulim të mungesave të planifikuara, “kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”.
Sipas burimeve, KEK ka siguruar rrymë ashtu siç ka planifikuar KEDS-i dhe KOSTT-i.
Qeveria ia pati ndarë 20 milionë euro KEK-ut në dhjetor të vitit të kaluar për të përballuar krizën energjetike. Nga to, rreth 7 milionë euro janë ende në dispozicion. Kryeministri Albin Kurti pati thënë se me këto mjete “KEK-u mund të mbulojë një pjesë të importit të energjisë”.
-
KEK: Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor, ndalet sonte
-
KEK-u thotë se s’ka kolaps prodhimi
-
“Probleme me humbje të ujit”, KEK-u thotë se sonte e ndal Njësinë A3 të "Kosovës A"
-
Probleme në “Kosova A”, KEK-u shkyç sonte njësinë A4
-
TC “Kosova A” jashtë funksionit, KEK-u merr energji nga KESH-i dhe blen