Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar të martën çmimet maksimale të lejuara për derivate.
Sipas njoftimit të MINT-it, të martën, çmimet e derivateve nuk kanë lëvizur nga ato të caktuara më 11 shtator.
“Çmimi i naftës për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.69 euro, i benzinës 1.35 euro dhe i gazit 0.76 euro”, thuhet në njoftim.
Nga 1 shtatori, MINT-i riktheu çmimet tavan për derivatet.