Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e shtunë.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës, i lejuar për të shtunën është 1.70 euro për litër, njëjtë sikur të premten.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të shtunën është 1.35 euro, një cent më lirë se të premten.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0.76 euro, po ashtu njëjtë sikur një ditë më parë.
Çmimet vlejnë për 24 orë.
