Këshilli Ekonomik Social është mbledhur të premten në ora 15:00. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
“Po, po mbahet mbledhja e Këshillit Ekonomik Social”, ka thënë shkurt Hykolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli pritet të dalë me një zgjidhje për situatën e krijuar si pasojë e grevave të përgjithshme, të cilat po mbahen në shkolla, në çerdhe dhe në administratë.
Greva ka nisur më 25 gusht nga punëtorët e sektorit publik me disa kërkesa, ndër të cilat 100 euro shtesë në pagë deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Qeveria e Kosovës ka paraqitur më 3 shtator Pakon e përballjes me inflacionin, sipas së cilës u shtohen nga 50 euro në pagë punonjësve të sektorit publik deri në përfundim të këtij viti fiskal.
Mirëpo sindikatat nuk e kanë pranuar këtë, duke bërë me dije se greva vazhdon deri në gjetjen e një zgjidhjeje tjetër.
Këshilli Ekonomik Social përbëhet nga pesë përfaqësues të të punësuarve, pesë përfaqësues të punëdhënësve dhe pesë përfaqësues të Qeverisë.