Arbëri

KQZ-ja shkatërron materialin e zgjedhjeve lokale

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shkatërruar të premten materialin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Shkatërrimi i këtyre materialeve u bë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se në përgjithësi është planifikuar të shkatërrohet materiali zgjedhor i më shumë se 2.200 vendvotimeve.