2 perditesime
11:20

Rinis konferenca e Zogajt

Ka rinisur konferenca e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, që u ndërpre nga organizatorët e protestës kundër dhunës ndaj grave. Ata i fishkëllyen vazhdimisht dhe konferenca rinisi vetëm pas largimit të tyre nga salla.

Ai deklaroi se i mirëkupton protestuesit, derisa në konferencë po diskutohej për rastin e 11-vjeçares që u dhunua në Prishtinë.

Arsyetimi për këtë ndërprerje të konferencës, sipas protestuesve, ishte se edhe ky Këshill ka dështuar në këtë rast.

10:52

Ndërpritet konferenca e KGJK-së, protestuesit i fishkëllejnë kryesuesit Zogaj

Organizatorë të protestës kundër dhunës ndaj grave kanë ndërprerë konferencën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Ai thirri konferencë në orën 10:30 të së hënës, ku demantoi ato që tha kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të dielën.

Mirëpo, pak minuta më vonë, organizatorë të protestës i fishkëllyen vazhdimisht dhe e ndërprenë konferencën.


 

10:44

KGJK-ja akuzon Qeverinë se po e shënjestron në mënyrë tendencioze

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thënë se Qeveria në mënyrë tendencioze e ka shënjestruar gjyqësorin.

Ai në një konferencë për media, pak pasi një të tillë e mbajti edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, tha se është e pavërtetë ajo që ka thënë Ministria e Drejtësisë, se nuk ka qasje në statistika.

Të dielën, kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzuan gykatësit e prokurorët për rastin e të vazjës 11-vjeçare.

Ai tha se vetting në gjyqësor është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.