Arbëri

Greva në arsim, LDK-ja fajëson Qeverinë për papërgjegjësi dhe paaftësi

FOTO: Driton Paçarada/KOHA
 

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fajësuar Qeverinë për grevën në arsim që ka filluar nga sot, duke e akuzuar për papërgjegjësi dhe paaftësi në menaxhim të situatës.

Lushaku në një konferencë për media të enjten ka thënë se Qeveria e ka krijuar një situatë të paprecedentë duke mos dialoguar me sindikatat.