Një person ka vdekur nga COVID-19 të mërkurën në Shqipëri, derisa pozitivë rezultuan 335 të tjerë, nga 1.200 testime.
Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, 363 pacientë u shëruan, ndërsa 15 u shtrinë në spitale për trajtim.
Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri nga COVID-19 humbën jetën 3.583 persona e pozitivë rezultuan 328.206.
Numri i rasteve aktive është 3.090.