Arbëri

Përfundon takimi i Vuçiqit me Lajçakun e Escobarin

Descriptive Text

Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përfunduar pak para orës 18:00.

Takimi është mbajtur në Beograd.

Asnjë nga palët ende nuk është deklaruar pas takimit.

Lajçak e Escobar shkuan në Beograd, pas vizitës në Kosovë, ku siç thanë u siguruan se nuk do të ketë tensione më 1 shtator, kur të nisë reciprociteti për letërnjoftime i paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës.

Të enjten, rrugës për në Beograd, Lajçak e Escobar u takuan edhe me përfaqësues të serbëve në veri.