Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Udhëzimin e ri administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.
Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ekzekutivi më 24 qershor të këtij viti kishte miratuar një Udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës, por ai është ndryshuar sot.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen udhëzimit të ri për rregullimin e çmimit të naftës.
“Sot patëm edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës por marrjes të fitimit të tregtarëve me pakicë e shumicë. Duam të mbrojmë konsumatorin por edhe konkueshmërinë. Kemi nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan për produkte elementare ushqimore”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. /ksp