Arbëri

Moti në Kosovë të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të dielën (21 gusht) do të mbajë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 22-26 gradë

IHMK-ja njoftoi se në pjesën e dytë të ditës priten edhe reshje të dobëta shiu.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, mesatare deri në lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.