KFOR-i ka treguar se ka shtuar prezencën dhe patrullimet në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa ka shtuar se është i gatshëm të ndërhyjë nëse paraqitet nevoja, raporton “Tanjug”.
“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse ka nevojë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjigjen nëse është e vërtetë se ushtarët amerikanë të KFOR-it janë dislokuar përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës pas dështimit të arritjes së një marrëveshje në Bruksel për targa dhe dokumente hyrje-dalje, nga KFOR-i është thënë se është rritur prania në Jarinjë e Bërnjak për të “rritur ndërgjegjësimin për situatën”.
Të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ripërsëriti se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyrjë nëse rrezikohet siguria në Kosovë.