Arbëri

SHSKUK: 40 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të enjten se 40 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19.

Nga këta 40 pacientë, katër janë duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë.

Raporti i datës 17 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 7 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste të intubuara, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 483 raste të reja me koronavirus.