Arbëri

Bislimit dhe Sveçlës nuk u lejohet vizita në Preshevë

 

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla iu është ndaluar vizita për në Komunën e Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.

Lajmin për Kohën e ka konfirmuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi.