Abdullah Murati, drejtor në departamentin për certifikim dhe licencim të njësive akomoduese në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, ka thënë se sektori i hotelerisë në Kosovë ka pak shtretër dhe se do të ishte problem akomodimi në rastet e ngjarjeve sportive.
Murati ka thënë në “Sot” të KTV-së të mërkurën se në të gjithë Kosovë, numri i shtretërve e kalon shifrën prej 12 mijë sosh.
“Ndoshta është numër i paktë i hoteleve dhe më shumë janë angazhuar për akomodimin dhe dhomat dyshe por jo edhe dhoma me shtretër tek, ku në të gjithë Kosovën e kalon më shumë se 12 mijë numrin e shtretërve që është numër shumë i vogël për një ngjarje për shembull sportive, që do të vinin shumë tifozë dhe do të ishte problem akomodimi i tyre”, ka thënë Murati.
Ai ka thënë se këtë vit ka rritje prej 35% të turistëve në Kosovë në krahasim me vitet e kaluara.
“Këtë vit shpresojmë se sezoni turistik do të jetë edhe më i gjatë si rezultat edhe i festivaleve. Sipas statistikave duke se Ka rritje më shumë se 35% e turistëve në krahasim me vitet e kaluara”, është shprehur Murati.
Sipas tij, është i vështirë menaxhimi i hotelerisë në Kosovë edhe për shkak të mungesës së kuadrove.
VIDEO: