Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mehaj kritikon stafin e tij për mostransparencë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për kërkesën e Lëvizjes FOL që nuk mori përgjigje për aktivitetet e realizuara nga kjo Ministri për periudhën janar – qershor 2022 dhe ka paralajmëruar masa për përgjegjësit brenda stafit të tij. 

Lëvizja FOL publikoi të martën monitorimin e Planit Strategjik Operacional (PSO) të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022 të 15 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit. Nga 2063 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar vetëm 983 aktivitete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E vetmja ishte Ministria e Mbrojtjes që kishte zero për qind të aktiviteteve të realizuara, pasi sipas njoftimit të Lëvizjes FOL, nuk kishte kthyer përgjigje për ta plotësuar pyetësorë.

“Tani u informova që Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Zyra për Marrëdhenie me Publikun, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga organizata FOL, lidhur me realizimin e planit të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka shtuar se menjëherë ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm të trajtohet kjo çështje dhe të merren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë.

“Përgjigjet në pyetjet e drejtuara nga organizata, do t'i keni të publikuara shumë shpejt”, ka shkruar tutje ai.