Ministria e Mbrojtjes është e vetmja ministri në Qeverinë e Kosovës, e cila ka realizuar të gjitha planifikimet e bëra për periudhën mars - shtator. Në një raport të publikuar nga Lëvizja FOL, bëhet e ditur se nga gjithsej 311 aktivitetet e planifikuara, janë realizuar vetëm rreth 17 për qind prej tyre.
Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i përfundojë aktivitetet e planifikuara për periudhën mars-shtator.
Në prezantimin e nivelit të përmbushjes së Planit të Punës të Qeverisë, nga Lëvizja Fol në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike, u tha se nga 311 aktivitete të planifikuara, janë përfunduar vetëm rreth 17 për qind prej tyre.
Prej aktiviteteve të planifikuara, në proces të realizimit janë mbi 72 për qind.
“Përqindja dallon prej ministrisë në ministri, dallon në mënyrën e realizimit në proces e sipër, disa janë në 90 për qind të punës së përfunduar e disa në 5 për qind ose 10, por gjithsesi kategorizimi është konsideruar si në zhvillim e sipër”, ka thënë Erblin Hoxha, hulumtues në Lëvizjen FOL.
Sipas Erblin Hoxhës, nga të dhënat e analizuara, Ministria për Komunitete dhe Kthim, nuk ka pasur të përcaktuar të përfundojë ndonjë aktivitet deri në muajin shtator.
Por, të dhënat për punën e realizuar, sipas Lëvizjes FOL, i kanë pranuar me vonesë nga Zyra e Kryeministrit.
Edhe
FOL: Qeveria realizoi vetëm 33% të Planit për Zhvillim
“Zyra e Kryeministrit deri para një ore edhe atë përgjigje gjysmake me aktivitete që janë plotësuar nëse janë realizu ose jo, dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës”, ka thënë Mexhide Demolli nga kjo lëvizje.
Ministria e vetme, e cila i ka përfunduar të gjitha aktivitetet e planifikuara për periudhën mars-shtator, sipas Lëvizjes FOL, është ajo e Mbrojtjes.
-
FOL: Qeveria realizoi vetëm 36% të aktiviteteve të parapara të përfundojnë në vitin 2023
-
Demolli-Nimani: Qeveria për gjysmë viti realizoi vetëm 1/3 e aktiviteteve të parapara
-
Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 60 aktivitete nga 175 sa ishin paraparë në Planin kombëtar për zhvillim
-
FOL: Qeveria në vitin 2022 realizoi vetëm 48% të Planit Strategjik dhe Operacional