Arbëri

Kusari-Lila: Ligji për pagat dhe Kodi Civil do të trajtohen në sesionin vjeshtor

Kusari-Lila: Ligji për pagat dhe Kodi Civil do të trajtohen në sesionin vjeshtor
Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ligji për pagat dhe Kodi Civil do të trajtohen në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë të mbajtur të hënën bashkë me deputetin e VV-së, Adnan Rrustemi, ajo ka thënë se grupi parlamentar të cilin e përfaqëson është optimist që Projektkodi Civil do të kalojë në sesion vjeshtor.