Arbëri

Dua Lipa përsërit: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave

 

Këngëtarja botërore Dua Lipa ka thënë se është nder dhe privilegj ta përfaqësojë Kosovën në të gjithë botën, pasi mori titullin “Ambasadore Nderi” nga presidentja Vjosa Osmani të premten.

Dua Lipa përmes një postimi në Instagram bëri thirrje edhe një herë, ashtu si në konferencën për shtyp të enjten, që rinia e Kosovës e meriton ta ketë liberalizimin e vizave. Thirrja për liberalizim është moto për edicionin e sivjetmë të "Sunny Hill Festival", që organizohet në Prishtinë nga familja Lipa.