Arbëri

Borell: Po e ftoj Vuçiqin dhe Kurtin në Bruksel për ta diskutuar ecurinë e dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, i ka konfirmuar ftesën presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një takim në Bruksel më 18 gusht.

Borej njoftoi në Twitter të shtunën se po ftonte Vuçiqin dhe Kurtin për të diskutuar ecurinë e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.

“Po ftoj presidentin e Serbisë, Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti, në Bruksel më 18 gusht, për të diskutuar për rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.