Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj thotë se situata me numrin e të infektuarve me koronavirus është më e rëndë se ajo që prezantohet me shifra nga institucionet.
Ai thotë se ka shumë raste pozitive por që nuk janë të lajmëruara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Vërtetë situata nuk është fare e lakmueshme. Ne për çdo ditë evidentojmë mbi 1 mijë raste, të cilat janë pozitive. Realisht situata në terren është shumë më e keqe, se sa kjo që prezantohet me numra. Për shkak se një numër i konsiderueshëm i popullatës tonë po bën teste rapide në shtëpi dhe po vetizolohen, pa u raportuar raste si të tilla në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe në Ministri të Shëndetësisë”, ka thënë Dreshaj.
Dreshaj shton se në Kosovë po vazhdojnë të organizohen tubime të mëdha ndërkohë që është numër i vogël i vaksinimit për imunizim./KSP