Arbëri

Kuvendi mban të enjten seancën e fundit të sesionit pranveror

Foto: KOHA
 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen edhe dy herë gjatë kësaj vere, para se të shkojnë në pushime. Seanca e fundit për këtë sesion është paralajmëruar të mbahet të enjten.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila bëri të ditur se deputetët të mërkurën do të mblidhen për të vazhduar trajtimin e pikave të papërfunduara, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e re parlamentare.