Arbëri

Një i vdekur e 842 të prekur me COVID-19 të martën

Një person vdiq si pasojë e COVID-19 e 842 të tjerë rezultuan pozitivë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të martën. Nga Ministria e Shëndetësisë i thanë KOHËS se viktima është grua, 88-vjeçare.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit u shëruan 110 pacientë, ndërsa u kryen 2.059 mostra të dyshimta për Sars CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.418.