Kuvendi i Republikës së Kosovës të hënën dhe të martën, organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Bashkatdhetarët do të priten nga deputetë dhe zyrtarë të administratës në hapësirat e institucionit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi nga afër me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /ksp