Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se disa media prej kohësh e kanë bërë pjesë të fushatës denigruese për shkak të mbiemrin e tij - Peci.
Ai ka thënë se bullzimi dhe seksizmi online ndaj tij është kundër vlerave që pretendon shoqëria në vend.
Peci ka thënë se konotacioni pezhorativ është duke u përdorur nga një pjesë e shoqërisë që lirinë e fjalës “po e kthejnë në liri denigrimi”.
“Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë.
Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë, ishin Pec, janë ata që pavarësisht mbiemrave dhanë gjithçka për këtë vend. Si të tillë, qytetarët e këtij vendi i kujtojnë për veprat. Ky bullizëm e seksizëm online është kundër vlerave që pretendon shoqëria jonë”, ka shkruar Peci në Facebook, duke shtuar se vazhdon ta mbajë me krenari mbiemrin e tij.
Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me...
Posted by Faton Peci on Monday, July 11, 2022