Arbëri

Berisha premton shtetësi shqiptare për çdo kosovar

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se nëse vjen në pushtet do t’ia ofrojë mundësinë çdo kosovari ta marrë shtetësinë shqiptare ose t’i mbajë të dyja, si synim që siç thotë ai për t'i përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën. 

Berisha mbajti të shtunën një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës dhe u pyet për marrëdhëniet e mundshme të reja mes Shqipërisë e Kosovës nëse vjen sërish në pushtet.