Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Flamur Kadriu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është rritur numri i inspektorëve sanitarë dhe kontrolleve zyrtare.
Madje, ai ka thënë se bashkëpunimi me Policinë dhe Prokurorinë është i jashtëzakonshëm veçse mungojnë inspektorët veterinarë, duke shtuar se në krejt Kosovën operojnë vetëm 32.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kam numrin e saktë se sa biznese janë gjobitur, mirëpo kemi realizimin e kontrolleve zyrtare. Jemi duke arritur edhe në shkallë shumë më të lartë duke marrë parasysh se pas transferit të inspektorëve që i kemi realizuar nga komunat e Kosovës. Është rritur edhe numri i inspektorëve dhe kontrolleve zyrtare. Me Policinë e Kosovës dhe prokurorinë në shumë raste kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm te kontrabandimi i produkteve nga kufiri ku inspektorët tanë me kërkesë të Policisë dalin në vendin e ngjarjes. Por edhe te ankesat e konsumatorëve apo operatorë që bënë shkelje inspektorët tanë mundohet të arrijnë në kohë”, ka thënë Kadriu.
Kadriu ka thënë se kanë 75 inspektorë sanitar shtesë, por që është e pamjaftueshme të mbulohet i tërë territori i Kosovës duke parë numrin e madh të thertoreve dhe fabrikave të mishit.
“Tash kemi inspektorë të mjaftueshëm mirëpo te inspektorët veterinar kemi një numër të vogël dhe inspektorë sanitar qëndron pak më mirë. Me transferin e inspektorëve kemi 75 prej tyre shtesë. Vetëm 32 inspektorë veterinar i kemi për gjithë Kosovën. Me këtë numër të vogël po mundohemi të mbulojmë tërë territorin e Kosovës. Duke parë numrin e madh të thertoreve të fabrikave të mishit subjektet që i nënshtrohen kontrolleve veterinare është numër i pamjaftueshëm”, është shprehur ai.
Kadriu ka shtuar se është rritur numri i kontrolleve për produktet që i nënshtrohen regjimit të temperaturave ku kohëve të fundit është në rritje, raporton EO.
“Kontrollet janë të vazhdueshme. Ne kemi planin kombëtar vjetor të kontrolleve zyrtare ku përfshihen të gjitha llojet e bizneseve, veprimtarive dhe bëhet një plan sistematik i kontrolleve sipas vlerësimit të rrezikut. Ne dëshirojmë ta rrisim secilën herë numrin e kontrolleve zyrtare sepse ka rritje të numrit të bizneseve dhe rritje të veprimtarive. Ne kemi edhe kontrolle të jashtëzakonshme që ndodhin sidomos me pjesën e konsumatorëve ku kohëve të fundit është në rritje. Sidomos për produktet që i nënshtrohen regjimit të temperaturave për çdo vjet rrisim frekuencën e kontrollit për ato produkte që mund të kenë probleme gjatë ngritjes së temperaturave”, ka thënë Kadriu./EO