Arbëri

Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

 

Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se iu ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë. Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve te BE-së që nuk ka një synim të tillë, megjithatë ajo vlerëson që duhet punuar bashkërisht në mënyrë që propozime të tilla, si ai për udhërrëfyesin e ri, të mos shtyhen përpara.

Duke folur për KosovaPress, e para e shtetit thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar.