Arbëri

Osmani: Siguria që ofron NATO-ja për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti historik vendimin e NATO-s për t’i ftuar Finlandën e Suedinë në aleancë.

Ajo shkroi të mërkurën në Twitter se Kosova gjithashtu synon t’i bashkohet familjes transatlantike “për të përmbushur ambicien e popullit për t’i mbrojtur liritë dhe vlerat e fituara me mund”.