Në konkluzionet përfundimtare të Këshillit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nuk është përmendur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Në një nga pikat për Ballkanin Perëndimor, është edhe ajo për dialogun Kosovë – Serbi.
Barend Leyts, zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ka publikuar në Twitter konkluzionet të cilat janë aprovuar nga KE-ja pas Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
“Këshilli i Evropës rikonfirmon urgjencën e arritjes së përparimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në konkluzionin që ka të bëjë me Kosovën.
Para Samitit që u mbajt sot në Bruksel, kishte shpresë se Kosova mund të merrte të paktën premtimin për liberalizim të shpejtë të vizave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.