Arbëri

Shasha: Konferenca e liderëve të “Ballkanit të Hapur”, akt antievropian

Demush Shasha nga Instituti EPIK, deklaroi se qëndrimi i liderëve të “Ballkanit të Hapur” në Samitin e Bashkimit Evropian, ishte anti-evropian, derisa shtoi se ky akt ndodhi “në zemër të Evropës”.

Shasha tha të enjten në DESK-un e KTV-së, se fjalori i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe akuzat ndaj BE-së ishin ekstreme, derisa sipas tij, Rama përdori narracion rus “që përdoret për t’i delegjitimuar strukturat evropiane”.

Në përgjithësi, në Samit pati mesazhe pozitive e negative. Pozitive për Kosovën, e negative për Ballkanin. Pozitive pasi për herë të parë patëm një mbështetje të madhe nga liderët e BE-së. Kjo është hera e parë që pamë se ka ndryshim disponimi brenda BE-së për liberalizimin e vizave. Kushdo që ka shprehur më shumë se kaq, ka pasur iluzione. Kosovën e pret një kohë prej 6 muajsh deri te mbërritja e liberalizimit”, deklaroi Shasha.