Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e mërkurë) në dy seanca plenare. Në të parën që nis në ora 10:00 janë të planifikuara 5 pika të rendit të dytës, ndërsa e dyta nis në ora 11:00 me 20 pika të rendit të ditës. Pika e tetë e seancës së dytë është ajo që ka nxitur debat qe një kohë. Aty është paraparë shqyrtimi i parë i Projektligjit që mundëson tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Partitë opozitare sërish kanë apeluar Lëvizjen Vetëvendosje që të votojnë “pro” tërheqjes së mjeteve të Trustit. Por, partia që udhëheq e vetme dhe ka numrin me të madh të deputetëve është shprehur kundër miratimit të këtij projektligji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia Demokratike e Kosovës, si sponsorizuese e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t'i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.
Për të lejuar tërheqjen e mjeteve të Trustit janë organizuar edhe protesta.
Para dy vitesh ishte lejuar tërheqja e menjëhershme dhe e parakohshme e 10% të kursimeve pensionale. Sipas të dhënave, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribues.
Shqyrtimi i këtij projektligji ishte paraparë javën e shkuar, por seanca nuk u zhvillua për shkak të protestave të veteranëve kundër ligjit për pagën minimale.