Arbëri

Kurti: Reformimi i gjyqësorit nën ndikimin e mekanizmave e akterëve aktualë, i pamundur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të fillojë menjëherë jetësimin e procesit të vettingut dhe për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.

Në një konferencë për media të shtunën ka thënë se opinionet e Komisionit të Venecias për këto dy çështje tregon se reformat e propozuara nga Qeveria janë në pajtim me politikat e shteteve demokratike.

“Vettingu është i domosdoshëm ashtu si konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme. Sot fillojmë me jetësimin e punës 1 vjeçare të MD-së në realizimin e këtyre proceseve jetike me përkrahjen e Komisionit të Venecias. Gjithçka që kërkohet nga Qeveria, do t’i dërgohen Kuvendit në afat rekord pasi reforma më nuk mund të pres”, ka thënë Kurti.

“Pas miratimit të strategjisë për sundimin e ligjit, reformimin e sistemit prokurorial dhe planifikimit të krijimit sa më shpejt të gjykatës komerciale hapim rrugë për vettingun e shumëpritur të kompletuar me Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”.

Kurti tha se me mekanizmat aktualë dhe akterët momentalë, reformimi i gjyqësorit nuk është i mundur.

“Jemi dëshmitarë të njollosjes së shpeshtë të gjyqësorit nga vetë gjyqtarë e prokurorë me veprime e sjellje të pamatura të korruptuara apo të ngjyrosura politikisht. Gjyqësor i atillë kërcënon lirinë e sfidon shtetësinë, gjyqësor të atillë nuk duam. Reformimi i gjyqësorit përbrenda nën ndikimin e mekanizmave dhe akterëve momentalë nuk është i mundur. Këtë e kemi të konfirmuar edhe nga opinionet e pranuara të Komisionit të Venecias. Derisa nuk ka dyshim që mekanzimat e ndërtuar kanë potencial të sigurojnë pavarësi, të njëjtën nuk mund ta bëjmë nën drejtimin e gjyqtarëve dhe prokruroëve të mveshur me dyshimin për mungesë etike, profesionalizmi e efikasiteti”, theksoi Kurti.

“Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial e nisim me mekanizma të jashtëm, të pavarur nga çdo ndërhyrje”.