Arbëri

Komisioni i Venecias gjen mangësi në draftligjin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

 

Mangësi e rekomandime janë renditur në opinionin e Komisionit të Venecias në shqyrtimin e Draftligjit për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Në opinionin, të cilin e ka parë KOHA, thuhet se krijimi i një mekanizmi të tillë mund të kishte rëndësi për të siguruar masa për zhvillimin ekonomik të vendit, megjithatë procedurat e konfiskimit duhet të rregullohen e implementohen në pajtim me Kushtetutën.

“Disa bashkëbisedues të raportuesve argumentuan se numri i ulët i konfiskimeve të kryera deri më tani mund të shpjegohej kryesisht me zbatimin e mangët të ligjit aktual, në vend të mangësive në vetë legjislacionin”, thuhet ndër tjerash në opinionin e Komisionit të Venecias për këtë draftligj.