Arbëri

Serbia nuk heq dorë prej gazit rus, Kosova e “denoncon”

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Serbia nuk heq dorë nga gazi rus, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit që të rreshtohet krah tyre në vendosjen e sanksioneve. Qasjen e fqinjit verior e kanë denoncuar udhëheqësit e Kosovës dhe e kanë kritikuar edhe ata të BE-së për lejimin e Serbisë që të mbahet edhe me Perëndimin, edhe me Lindjen. Gjatë debatit për këtë, opozita ia ka rikujtuar Qeverisë Kurti refuzimin për t’u përfshirë në projektet e gazit që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara

Serbia vazhdon ta zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit që ajo të rreshtohet krah tyre në refuzimin e produkteve ruse dhe në vendosjen e sanksioneve. Marrëveshja e një dite më parë me Rusinë, prej së cilës fqinji verior do të furnizohet me gaz natyror, është arritur pas një telefonate mes presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Një ditë pas marrëveshjes, në Beograd kanë qëndruar komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, dhe eurodeputetja, Viola von Cramon.