Arbëri

Gjermania inicion vazhdimin e pranisë ushtarake në Kosovë

Kabineti qeveritar i Gjermanisë ka iniciuar të mërkurën vazhdimin e qëndrimit të ushtrisë gjermane në kuadër të misionit e KFOR-it edhe për një vit tjetër, ka njoftuar DW-ja.

Parlamenti federal do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim.

Mandati parashikon që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë.

Aktualisht, sipas informacioneve nga Qeveria Federale, aty janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundeswehrit.

KFOR-it në Kosovë është vendosur më 1999, me të përfunduar lufta.

Më 11 qershor 1999, Bundestagu gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në Forcën e KFOR-it në Kosovë.