Arbëri

Reka: BE-ja të rishqyrtojë politikat e zgjerimit pas agresionit rus

Foto: KOHA
 

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, tha se nëse Bashkimi Evropian nuk i rishqyrton politikat e saj për zgjerim, më shumë vende evropiane mund të bien pre e agresionit rus.

Në një opinion të publikuar në Geopolitical Intelegency Services (GIS) të martën, Reka tha se pushtimi rus do të ndikojë që kërkesa e Ukrainës për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, të merret parasysh, para Moldavisë e Gjeorgjisë.