Shefave e misioneve të shteteve të QUINT-it në Kosovë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia kaluar në pronësi disa hektarë tokë Manastirit të Deçanit.
Në një komunikatë të përbashkët të premten, thuhet se zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike.
“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar. Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës. Prandaj, sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
-
QUINT: Vonesa në zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, pengon anëtarësimin në KiE
-
QUINT-i kërkon prej Qeverisë t’ia kalojë pronësinë e tokave Manastirit të Deçanit
-
Çështja e Manastirit – ripërsëritet thirrja e QUINT-it për zbatimin e vendimit
-
QUINT-i i bën thirrje Qeverisë ta zbatojë vendimin për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit
-
KFOR: Do të vazhdojmë të kujdesemi për sigurinë përreth Manastirit të Deçanit