Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shkruar një artikull për marrëveshjen mes Danimarkës dhe Kosovës për të burgosur.
Me marrëveshjen e nënshkruar që kap vlerën e 210 milionë euro e që është dhjetëvjeçare, Danimarka ka marrë me hua 300 qeli të burgjeve në Kosovë. Të burgosurit danezë që janë të dënuar edhe me dëbim nga vendi do të vuajnë dënimin në Kosovë.
Marrëveshja është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut në Danimarkë.
Gazeta gjermane “FAZ” ka shkruar se si Danimarka po ofron energji në shkëmbim për të dërguar të burgosurit në Kosovë.
Pjesa më e madhe të e hyrave nga kjo marrëveshje mes dy vendeve do të përqendrohet në energji solare.
“Pra, marrëveshja është si të thuash: Të burgosur për energji solare”, ka shkruar FAZ.
Danimarka të huajve që kanë kryer vepra penale dhe janë të dënuar me dëbim po dëshiron t’u bëjë të qartë se: “E ardhmja e juaj nuk është në Danimarkë, ndaj nuk duhet ta kryeni dëbimin në burg aty”.
“Danimarka dëshiron të dërgojë të dëbuarit në një burg në Kosovë. Qindra qeli janë bosh në vendin e vogël. Por, Prishtina thekson se nuk dëshiron të bëjë një model biznesi nga qiradhënia e qelive të burgut”, shkruan FAZ.