Arbëri

Rexhaj: Partitë e kanë thithur kapacitetin e arsimit për t’i rehatuar militantët e tyre

 

Eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se arsimi në Kosovë është dëmtuar shumë pas luftës. Në “Java Sonte me Rronin”, ai ka numëruar tri pika ku sheh se ka ngecur arsimi në vend qe 23 vjet.

Rexhaj, i cili ka qenë edhe zëvendësministër i Arsimit, tha se politizimi, ekspertiza ndërkombëtare që i ka zbatuar reformat pa e njohur mentalitetin e njerëzve të Kosovës dhe mungesa e dijes në Kosovë, janë pikat kyçe që e kanë lënë pas përmirësimin e sistemit arsimor.