Arbëri

PDK-ja dhe AAK-ja e quajnë hipokrit Kurtin, do të kërkojnë interpelancë për takimin me Vuçiqin në Berlin

 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsiderojnë se kryeministri Albin Kurti po i thyen parimet e tij karshi bisedimeve me palën serbe. PDK-ja dhe AAK-ja thonë se takimi i kryeministrit Kurti me presidentin serb Aleksander Vuçiq në Berlin është vazhdë e takimeve rutine, e më pak dobiprurëse për shtetin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se shefi i Qeverisë i ka harruar parimet e tij dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka thënë se si Grup Parlamentar do të kërkojnë interpelancë se për çfarë është diskutuar në këtë takim.