Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lambercht: Më 13 maj do të merren vendime të mira në dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambercht, ka thënë të enjten se pret që më 13 maj, të merren vendime të mira në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë një konference për media, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lambercht ka thënë se hapat e parë do të mund të ishin vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky proces shpresoj që do të marrë një dinamikë të re dhe që do të ketë edhe vendime të mira më 13 maj, në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve”, ka thënë Lambrecht.

Më 13 maj në Bruksel takohen kryenegociatorët në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë ditës së mërkurë, në Gjermani janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti e Vuçiq gjatë së mërkurës janë pritur edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.