Arbëri

GAP: Mbi 100 mijë punonjës preken nga rritja e pagës minimale, 94% e tyre të sektorit privat

GAP: Mbi 100 mijë punonjës preken nga rritja e pagës minimale, 94% e tyre të sektorit privat
 

Rritja e pagës bruto në 264 euro afekton rreth 30% të tregut të punës apo rreth 105 mijë punonjës, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP i cili analizon ndikimin e rritjes së pagës minmale në 264 euro.

Nga këta, rretj 30 mijë punonjës janë të punësuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë; 16 mijë në industrinë përpunuese; rreth 12 mijë në gastronomi; rreth 11.8 mijë në aktivitetet financiare dhe të sigurimit; 8.5 mijë në ndërtimtari. Etj.