Arbëri

KFOR-i rihap dy rrugë në veri pasi ishin mbyllur nga Policia për ta penguar kontrabandën

Foto: Policia e Kosovës mbylli disa rrugë që shfrytëzohen për kontrabandë në zonat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut
 

Për tri ditë, KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ka vepruar për të mundësuar hapjen e rrugëve për lëvizje të qytetarëve në veri pasi ishin mbyllur disa nga policia me synimin që të ndalet kontrabanda.

Një zyrtar nga KFOR-i i tha KOHËS se mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë.