Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rohde e dënon sulmin “e neveritshëm” ndaj Policisë së Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës të martën në veri.

Ai ka thënë se Gjermania mbështet autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm mbi Policinë e Kosovës në vetëm pak javë. Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës u sulmua me armë zjarri mëngjesin e së martës në veri. Nuk pati të lënduar nga sulmi.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka thënë në emisionin “60 Minuta” se situata është stabile por pas sulmeve mund të përkeqësohet.