Arbëri

Kurti takohet me ambasadorët e Quintit dhe përfaqësuesin e BE-së

Descriptive Text

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u takua të hënën me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në takim, sipas komunikatës dërguar mediave, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

“Dy muaj pas fillimit të invazionit dhe agresionit të paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës, nevoja për bashkërendim të qëndrimeve dhe të veprimeve të botës demokratike kundrejt Federatës Ruse mbetet e domosdoshme. Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm”, thuhet në komunikatë.

Në takim u fol edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.