Të enjten e 21 prillit skadon marrëveshja e përkohshme për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në ditën e fundit do të mbahet edhe takimi në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve për të arritur marrëveshjen për të ardhmen.
Një ditë më herët, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi për takimin e fundit të grupeve punuese të të dyja shteteve për çështjen e targave. Ai shkroi në Twitter se Kosova e Serbia do të takohen të enjten në nivel kryenegociatorësh “për ta gjetur marrëveshjen për rrugën përpara”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimet e grupeve punuese u parapanë në pikën e tretë të marrëveshjes për targat, të cilën dy shtetet e patën arritur në Bruksel më 30 shtator të 2021-s. Dy pikat e para të realizuara ishin zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak dhe tërheqja e policisë nga atje, si dhe mbulimi me letra ngjitëse i simboleve shtetërore në targa. Kjo marrëveshje u arrit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa ndaj Serbisë dhe dërgimin e Njësisë Speciale të Policisë për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit. Në kundërshtim të tij, serbët për rreth dy javë bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Në mes të marsit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, që përfaqëson Qeverinë e Kosovës në këto negociata, pati bërë të ditur se janë tri opsione në tavolinë pas marrëveshjes së përkohshme që skadon më 21 prill.
Sipas tij, ndër propozimet është mbajtja e targave ekzistuese pa stikerë fare, dhe dy tjerat për t’i modifikuar targat si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës.
Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshjen përfundimtare vetëm me parimin e reciprocitetit.